I dogjën makinën, dëshmia e ‘gangsteres’ nga Bilishti: Jam konfliktuar me deputetin e PD. Herën tjetër do më gjeni në ndonjë kanal

Deizi Arapi, 27-vjeçarja që iu dogj makina mbrëmjen e djeshme i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë.

Ajo thotë që kjo është hera e dytë që i digjet makina dhe pretendon se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Bledion Nallbati, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet).

Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet”, shpreh ajo.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT