Ilir Meta: Kandidimi im për Bashkinë e Tiranës, ëndërr e Nikoll Lesit. Përgjigjet gazetari: Të dogji Berisha

Nikoll Lesi thotë se Partia Demokratike nuk e ka pranuar kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Ilirin e dogji PD, nuk e ka pranuar Partia Demokratike. Ai ishte i vetmi që mund të përballej me Veliajn. E dogjën”, deklaroi Lesi në Euronews Albania.

Ndërkohë, Ilir Meta i pyetur nga Ylli Rakipi në “Të Paekspozuarit”, lidhur me kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, deklaroi se nuk e ka pasur dhe nuk e ka këtë qëllim, duke shuar përgjithmonë zërat se do të kandidojë.

“Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë.

Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj ideje, ju e kuptoni…(e ka fjalën për Lesin)

Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale“, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT