Ilir Meta mohon kategorikisht se do të jetë kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës

Pas shumë aludimeve në media, se Ilir Meta mund të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ky i fundit i ka shuar përgjithmonë këto zëra.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Meta tha se nuk do të kandidojë për këtë post, por do të mbështesë kandidatin që do të nxjerrë opozita.
Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime që ju do të jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës. Do kandidosh apo jo?
Ilir Meta: Jam kryetar i Partisë së Lirisë. Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë.
Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj, ju e kuptoni… Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale.
Neritan Sejamini: Me shumë modesti unë them se opozita ka shumë pak kandidat që mund ta bëjnë këtë gjë.