Ishte nisur nga Shqipëria / Policia serbe kap 50 kg drogë në makinën e “OSBE-së”, 5 persona në pranga

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se janë kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë në kufirin me Kosovën.
Sipas një deklaratë për media, autoritetet serbe shkatërruan një rrjet kontrabande dhe transporti lëndësh narkotike , që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar pesë persona të cilët kishin transportuar drogën.
Te personat me inicialet S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981) është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.
Ministria e Brendshme e Serbisë tre të arrestuarit e fundit e kishin dërguar sasinë e drogës nga Kosova në Serbi me një makinë e cila, ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.
Këta tre të fundit janë arrestuar derisa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.
“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.