“Jemi të gatshëm të…”, Ilir Meta flet për marrëdhënien me Berishën dhe paralajmëron…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se do të zhvillojë protesta të tjera, dhe se aksioni do të vijojë në ato vende ku sipas tij po kryhen abuzime dhe po vidhet.
I ftuar në RTSH, Meta foli dhe për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe tha se do të vijojë koordinimin me kreun e PD-së për të fuqizuar opozitarizmin. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët, u shpreh Meta.
“Lidhur me pjesëmarrjen, kush dëshiron të bëjë pjesëmarrje nuk mund t’i ftojë qytetarët të vijnë në Sharrë, qoftë për largësinë, ngushtësinë e vendit, plus faktin që janë varrezat atje. Vajtja atje ishte një mesazh i qartë dhe vetë organizimi.
Ishte një protestë e qartë me fakte, të dhëna. Unë për herë të parë vajta atje dhe e pashë. Kishte dhe një mensë. Kishte një serë, që është me lekët e BE-së. Nëse vëmë re, ka pasur një përpjekje për të shmangur temën e inceneratorët.
Aksioni do jetë vazhdimisht, skena krimi ku po abuzohet, po vidhet. Përsa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem”, tha Meta.