Jo vetëm TIMS/ Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë (VIDEO)

Hakerat të cilët po sulmojnë Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.
Përmes faqes “HomelandJustice”, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë, ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH.
Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin t’u kontrollohet pasaporta.
Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04./ Top Channel