“Kërcet” arma edhe në Korçë/ Plagoset me armë zjarri 53-vjeçari në Korçë, ja gjendja e tij (EMRI-FOTO)

Romeo Berberi, është personi që ka mbërritur pak minuta më parë i plagosur në Spitalin e Korçës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pranë spitalit të qytetit juglindor ka mbërritur dhe Policia.

Berberi ka shkuar vetë në spital, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në këmbë. Kjo ngjarje vjen pak minuta pas asaj që ka ndodhur në skajin tjetër të vendit, në Shkodër, ku një djalë i ri raportohet se është qëlluar për vdekje me armë.

Plagosja ka ndodhur në Xhaminë e Re në lagjen 16 rreth orës 20:20. Mësohet se 53-vjeçar Romeo Berberi është paraqitur në spitalin e Korçës me një plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Korçës por ende nuk dihet motivi dhe identiteti i autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.

Pamje nga Korça, Policia mberrin ne spital

Back to top button
LAJMET E FUNDIT