“Kombëtarja e shqiptarëve, jo e mercenarëve”, protesta e tifozëve ndaj drejtuesve të FSHF-së

Si kurrë më parë, “Air Albania” u bë dëshmitar i një ngjarje të pa precedentë.
Tifozët kuqezi, grupimi ultras më i famshëm i Kombëtares, refuzoi në mënyrë publike, demonstrative ndjesën e lojtarëve pas ndeshjes kundër Islandës.
Jo vetëm kaq, por refuzuan gjithashtu fanellat e lojtarëve.
Këto janë pamje që nuk jemi mësuar t’i shohim, por në të njëjtën janë pamje që tregojnë qartë mllefin e madh të tifozëve, dukshëm jo të kënaqur me rezultatet e marea dhe sjelljen e turpshme te drejtuesve të FSHF.
Kujtojme që këta të fundit dje, Duka, Shulku dhe Nuri, gjatë përplasjes së tifozëve me lojtarët, rrinin e vështronin duke qeshur nga tribuna VIP.
“Ky nuk është thjeshtë një mesazh! Pasojat mercenarët do t’i vuajnë herët apo vonë ????????”, shkruan tifo-grupi “Tifozet Kuq e Zi”.