Komisioni “Mezini” ende legjitim për gjykatat. Rakipllari fiton gjyqin ndaj Çupit

Një polemikë mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frok Çupit në një debat televiziv ka përfunduar në gjykatë, pasi Rakipllari ka akuzuar Çupin si “bashkëpunëtor sigurimi”.
Pas akuzës për shpifje nga Frok Çupi, Gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur, pasi Rakipllari ka çuar në gjykatë “dokumente shtetërore” nga Komisioni “Mezini”, që u eliminuan nga gara për deputet më 1996.
Mes tyre është edhe emri i Çupit.
Çupi në atë kohë është akuzuar nga Shërbimi Sekret SHIK, se kishte lidhje me agjenturat e huaja.
Ai e fitoi të drejtën për të kandiduar në vitin 1997, por Gjykata e Tiranës nuk i ka hyrë në themel kësaj çëhstje.
Ajo ka vendosur se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore” që i referohen Komisionit “Mezini”.