Kreu i FIFA-s mbërrin në Tiranë/ Rama thumbon Dukën: Lider suprem, VAR-i kontrollohet nga ai…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbërritur ditën e sotme në vendin tonë për një vizitë ku inauguron kompleksin e ri sportiv në Shtëpinë e Futbollit.

Në ceremoni përveç kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk i ka kursyer batutat.

Teksa pa në mes arritjeve të mëdha të futbollit shqiptar momentin kur Duka ishte zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ai e cilësoi atë si “lider suprem të kësaj epoke”

“Pak nga pak Duka është kthyer si lideri suprem i epokës. Ai që thuhej gjithmonë që falë tij bëhej gjithçka”, tha mes të qeshurave të të pranishmëve kryeministri.

Pak më vonë, në një tjetër prezantim shfaqej përsëri zgjedhja e Dukës si një arritje e madhe e FSHF-së. “E sheh, është kaq i rëndësishëm sa në datat e veçanta kemi krijimin, anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, Europianin dhe zgjedhjen e tij”, i tha Infantinos duke qeshur kryeministri shqiptar.

Por sërish, kryeministri nuk u ndal me kaq, pasi shtoi dhe një tjetër batutë në lidhje me sistemin e asistentit të arbitrimit VAR.

“Tani njerëzit thonë që VAR-i varet nga ai, njerëzit nuk po gjejnë paqe”, theksoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT