Kryemadhi justifikon dështimin e Metës: Pjesëmarrja në protestë mund të jetë absurde, por ishte larg dhe qytetarët nuk kishin mjet transporti

Partia e Lirisë organizoi pasditën e djeshme një protestë te landfilli i Sharrës.

Pjesëmarrja ishte e ulët, por sipas Monika Kryemadhit, qytetarët nuk kishin me çfarë të udhëtonin deri atje.

Një justifikim qesharak pas dështimit me sukses të Ilir Metës.

“Pjesëmarrja, që mund të duket si absurde, për mua ka domethënie të madhe.

Qytetarët, me këtë mungesë transporti, kaq larg, është shumë e vështirë, edhe shumë pak media kanë ardhur këtu.

Pamjet që janë shpërndarë, janë nga media të kryeministrit dhe kompanisë së inceneratorëve.

Protestat e kaluara që ditën niseshin si protesta qytetare dhe natën shiteshin tek oligarkët, i kanë lodhur qytetarët.

Kjo ishte një protestë e thjeshtë, qytetarë dhe larg salltaneteve. Protesta e parë e Partisë së Lirisë.

Do ketë edhe protesta të tjera. Të gjithë e panë se aty nuk kishte incenerator”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi justifikon dështimin e Metës: Pjesëmarrja në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT