Kurti “i trembet” një lufte të dytë: Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë me armë nga Rusia dhe Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje nga Rusia dhe Kina.

Në një inetrvistë për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, ndërsa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën, shkruajnë mediet në Kosovë.

“Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që Ballkani disi të vendoset si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik”, është shprehur Kurti.

Ndër të tjera kryeministri ka treguar që kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sepse do të ishte “parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT