“Ky është kleptoman”, Meta: Do ia marrim të gjitha pushtetet Ramës dhe do e vendosim para drejtësisë

“Do ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës”, kështu është shprehur kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili gjatë javëve të fundit ka ashpërsuar retorikën ndaj kreut të qeverisë.

Meta ka thënë se Edi Rama do të dalë para drejtësisë, ndërsa sipas tij për krimet që ka kryer nuk majtojnë vite por duhet dënuar me dhjetra dekada burg.

Nga Berati, Meta e quajti Ramën si “kleptoman”, duke thënë se ai e ka sëmundje vjedhjen.

“Për Agon-in e dini ju sa ka humbur Shqipëria, 120 milionë euro. Ne do ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe do ta vendosim para drejtësisë me ligjet që ka bërë vetë. Ky është kleptoman, e ka sëmundje që të vjedhë. E vetmja pengesë që ti marrim fatet tona në dorë, është të presim nga dikush tjetër. Janë aq shumë socialistë që ndjehen të turpëruar.

Kemi humbur 10 vite, por do të shpëtojmë 200 vitet që vijnë. Kryefjala jonë është referendumi. Në Shqipëri do të rikthehet gara, konkurrenca, meritokracia dhe të gjithë ata të rinj që në vitet e fundit ikën jo se u zhgënjyen nga Rama, por që e ndjenë veten të tradhtuar nga opozita. Sot opozita është në sheshet e vendit në përballje me këtë klikë që do ta mposhtim e që do të përgjigjet”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT