“Lani gojën për Erion Braçen”, Rama nervozohet me gazetarin: Kriminale kur problemet përmenden nga ata që s’janë në rregull vetë

“Ka një shprehje në shqip: Duhet të lash gojën kur përmend dikë. Ju duhet të lani gojën kur përmendni Erion Braçen. Kjo në respekt të Erion Braçe, kuptohet, jo për të vënë nën dyshim faktin që ju kujdeseni për higjenën e gojës. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh dhe këtu është një arsye se përse ky vend ju duket i pamundur njerëzve.”
Kështu ju përgjigj kryeministri Rama gazetarit të News 24 Osman Stafa, kur ky i fundit e pyeti për largimin e shqiptarëve nga vendit, madje i përmendni dhe një deklaratë të deputetit socialist Erion Braçe.
“Nëse më pyesni se çmendoj unë për Shqipërisë sot, unë mendoj se Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë të viteve më parë. Shqipëria duhet të jetë më e mirë për fëmijët tanë dhe ndaj jemi në ketu. E thashë pak më parë, unë e konsideroj kriminale mënyrën sesi përdoren këto probleme, sidomos kur përdoren nga ata që janë larg së qeni në rregull vetë, me ligjin, me rregullin, me shtetin”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama u pyet dhe për një anije me mijëra tonë naftë që u kap në Portin e Durrësit nga Policia. Duke refuzuar të komentonte pasi e konsideroi një çëshjte të drejtësisë.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
Ka një shprehje në shqip: Duhet të lash gojën kur përmend dikë. Ju duhet të lani gojën kur përmendni Erion Braçen. Kjo në respekt të Erion Braçe, kuptohet, jo për të vënë nën dyshim faktin që ju kujdeseni për higjenënn e gojës. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh dhe këtu ëhstë një arsye se përse ky vend ju duket i pamundur njerëzve. Këtu flas jo vetëm për mediat, por dhe për ata që gjuhën e përdorin për të ndotur mjedisin.
Nëse më pyesni se çmendoj unë për Shqipërisë sot, unë mendoj se Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë të viteve më parë. Shqipëria duhet të jetë më e mirë për fëmijët tanë dhe ndaj jemi në ketu. E thashë pak më parë, unë e konsideroj kriminale mënyrën sesi përdoren këto probleme, sidomos kur përdoren nga ata që janë larg së qeni në rregull vetë, me ligjin, me rregullin, me shtetin.
Unë jam shumë krenar për atë që kemi bërë dhe jam mëse i bindur se kjo Shqipëri do bëhet. Duan apo nuk duan ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete, dhe kur nuk e kanë nuk lënë gjë pa i bërë.
Përsa i përket anijes, ajo i takon drejtësisë dhe Policia e Shtetit ka bërë detyrën e saj. Sikur dhe media të mos përdor fuqinë e saj për të dezinformuar apo për të vënë gjoba, për institucionet shtetërore dhe bizneset, kjo do e bënte Shqipërinë më të mirë.