Largimi i Gledis Nanos, Rama e pranon për herë të parë: Ia kërkuam dorëheqjen, ishim të shqetësuar…

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim online me qytetarë por dhe gazetarë teksa është duke folur dhe diskutuar mbi problemet kryesore të vendit dhe aktualitetit.
Ndër të tjera në fjalën e tij Rama ka folur dhe për largimin e ish-drejtorit Gledis Nano nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij Rama e ka pranuar për herë të parë se ia kanë kërkuar vetë doreëheqjen dhe ky nuk ishte një largim me dëshirë nga ana e Gledis Nanos.
“Po është e vërtetë. I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm, Gledis Nano. Ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të pa pëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe me vetë Policinë e Shtetit.”- tha kryeministri Rama.