“Lëvizje” në PD, Berisha “shpërblen” me postet e rëndësishme Xhelal Mziun dhe Tomorr Alizotin

PD ka ndezur “motorrin” për sesionin e ri parlamentar. Ditën e sotme janë realizuar dhe “lëvizjet” e reja, ku mes tyre edhe konfirmimi i Enkelejd Alibeaj në krye të Grupit Parlamentar.

Të tjera ndryshime ka pasur edhe në grupin tjetër parlamentar të deputetëve demokrat. Mësohet se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i  janë bashkuar Sali Berishës. Një lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Mësohet se Berisha, i “ka shpërblyer” Alizotin dhe Mziun me detyra të rëndësishme. Tomorr Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT