Lirimi i kinezit që vodhi 140 mln euro duke mashtruar/ Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin, ja ku po qëndron Chen

Prokuroria e Tiranës do të ankimojë vendimin e gjykatës që dërgoi në arrest shtëpie shtetasin kinez Lianbbin Chen, i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal që ka vjedhur 140 mln euro.
Prokuroria pritet të dorëzojë ankimimin ditën e hënë, pasi shtetasi kinez u la në arrest shtëpie me arsyetimin se është i sëmurë.
Chen nga arrest me burg është dërguar në arrest shtëpie dhe do të qëndrojë në një banesë në Lundër.