Mbretëresha Elizabeth II përcillet për në banesën e fundit/ LIVE ceremonia mortore

Sot po mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022.
Monarkja e cila mbretëroi për 70 vjet, varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “rrallë” i sigurisë në kryeqytetin britanik.
Mbi 2.000 persona po marrin pjesë në shërbesën në Kishën Uestminister, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota.
Në varrim po ashtu do të marrin pjesë edhe politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden.
Ndërkohë, këtu mund të ndiqni funeralin live.