Medon Berisha flet për herë të parë pse la Kosovën për Shqipërinë: E kam pasur ëndërr, dua të luaj në Champions League

Nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia është shteti e cila është shumë afër ndryshimit të pozicionit të saj karshi subjektivitetit të Kosovës. Kështu të paktën shkruan e përditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur në burime diplomatike.
“Greqia është shumë afër, sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo aspekt si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht”, shkruan “Danas”.
Shteti helen, sipas burimeve diplomatike të së përditshme serbe “Danas”, nuk e ka njohur Kosovën, deri më tani, për shkak të interesave politike e gjeostrategjike në rajon.
“Problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia, pra mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë së Kosovës, përveç Qipros”.
Sipas burimeve të Danas, Qiproja në krahasim me Maqedoninë e Veriut është një problem më i vogël për Athinën zyrtare, pasi ishulli është anëtare e Bashkimit Evropian.
“Nëse Greqia e bën këtë, Qiproja me siguri do të inatoset, por sigurisht që nuk do të mbetet i vetmi vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nëse BE-ja kërkon unitet nga anëtarët e saj për çështjen e Kosovës”.
Për të përditshme “Danas”, njohja e pavarësisë së Kosovës për Romanin dhe Sllovakinë është çështje edhe më e thjeshtë.
“Në këtë rast është vetëm çështje kohe dhe marrëveshjeje se kur do të bëjë të njëjtë gjë edhe Spanja”.
Çfarë thuhet në ‘’kornizën e re’’
Sipas kornizës të cilën e ka publikuar Albanian Post, në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.
Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.
Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.
Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.