Misteri i zhdukjes së Martinajt, Spahiu ka dyshime për rolin e medias: Ka një javë që merret me qimet e këlyshit të luanit!

Analisti dhe juristi Kreshnik Spahiu nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ka hedhur dyshime për lojën që po bëjnë disa medie dhe gazetarë për çështjen Ervis Martinaj.

Sipas tij u bë një javë që ata merren me luanin e tij në çdo detaj. “A ka ndonjë gazetarë të ma “përkthej” logjikën dhe arsyen pse i serviret popullit kjo menu?”, bën ai pyetjen retorike.

Postimi i plotë:

Media ka një javë merret me këlyshin e luanit të Ervis Martinajt:

– Sa vjeç është luani?

– Me çfarë ushqehet luani?

– Telefonata e fundit për luanin?

– Çfarë ngjyre e ka leshin luani?

– Qimet e gjata të luanit….

A ka ndonjë gazetarë të ma “përkthej” logjikën dhe arsyen pse i serviret popullit kjo menu?/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT