“Naftë falas”, Rama jep lajmin e mirë për fermerët dhe nxjerr shifrat: Ja sa kanë përfituar deri tani

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur duke bërë me dije se rreth 27 mijë fermerë janë pajisur me kartën e fermerit për të përfituar naftën falas.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri njofton se brenda muajit shtator do të marrin mbështetje edhe 9000 fermerë të tjerë.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT