Nard Ndoka: Berisha politikani më i mirë, Rama baltaxhi. Zoti është i madh, po na del dhe Basha “non grata” mik i Putinit

Ish- deputeti Nard Ndoka analizon situatën politike në vend.
Ndoka nënvizon se është e domosdoshme të kesh një opozitë të fortë përballë një qeverisjeje të papërgjegjshme. Ndoka nga eksperienca e tij bën dhe një vlerësim për politikanët që drejtojnë vendin.
A shihni ndonjë lloj bashkimi mes Berishës e Metës
Janë dy politikanët më luftarakë që politika shqiptare ka njohur. Berisha është model. Është politikani më I mirë që ka pasur politika në këto 30 vite duam apo nuk duam ne.
Edhe më i mirë se ju?
Aty, aty? (Qesh) e vijon.
Në aspektin e këmbënguljes, për vullnetin që ka, moshën është i pakrahasueshëm. Ti japim atë që e meriton edhe pse kam pasur përplasjet e mija. Është politikan i hapur. Duket pak agresiv në pamjen e parë por në pjesën e bashkëpunimit është më i miri. Unë i kam provuar të gjithë.
Kam provuar Edi Ramën, Lulzim Bravën, Ilir Metën, i njoh të gjithë. Kur i gjykon në tërësinë e vet të gjithë këto personazhe që na kanë drejtuar për 30 vite Berisha është politikani që ka përgjegjësi maksimale ndaj vendit,kombit e ndaj qytetarëve. Është I vetmi politikan që e ka këtë përgjegjësi. Të tjerët janë aventurierë i marrin vendimet sipas konjukturave.
E keni fjalën për Metën?
Nuk mund të them që Meta është aventurier por nuk ka përgjegjësinë maksimale që ka Berisha. Se të bashkëpunosh gjatë dhe të sjellësh në politikë Edi Ramën është gafë, gabim i rëndë. Ia njeh tani vetes gabimin por vendit i ka krijuar kosto. Është politikan pragmatist, por nuk ka përgjegjësinë maksimale në nivelet që merr. Po e ndjen dhe Meta në kurrizin e vet. Pa Ilir Metën nuk do ishte Rama në pushtet dhe shikoni si sillet. Po përpiqet ta mbajë nën trysni. Rama është baltaxhi, është mjeshtër i llafeve. Po njolloj edhe administratën duke e vënë në shërbim të tij.
Çfarë na pret?
Do të kemi një opozitë të fuqishme të riformatuar. Nuk shoh problem mes Berishës dhe Metës. Janë dy politikanë që merren vesh edhe në distancë pa u takuar fare. Berishën e PD-në e shoh të çliruar nga pengesat që ka. Nuk është fare pengesë ‘nongrata”, është zhvlerësuar deri në atë masë, tani po na del dhe Basha “Non grata”, mik i Putinit. Zoti është i madh. Vërtet turbullohen disa ujra, koha vetë i qartëson. Ky është lajm i mirë sepse vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, institucionale dhe të japë alternativën.
Rama tani është i panikuar si politikan. Ka kolegët e tij në burg, disa nën hetim. Shigjetat janë drejtuar tek ai. Incineratorët janë vjedhja e shekullit dhe është e pakalueshme për të. Rama nuk e ka mendjen të qeverisë por të krijojë lajme”