Ndoka: Të ndërpresim marrëdhënien me Ramën, jo me Iranin, se po i biem më qafë kot më duket

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane  ka ironizuar krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Gjatë një interviste, Ndoka tha se shpreson shumë që Rama të mund të provojë akuzat e ngritura ndaj këtij shteti e të mos jenë “pjellë” e fantazisë së tij.

Sipas Ndokës, Shqipëria si një vend i vogël duhet të jetë e matur në krijimin e armiqve.

“Së pari duhet të ndërpresim marrëdhënien me Ramën se ai i nxori të dhënat në shesh. Ai nxori të dhënat sheshit me patronazhistët e tij. 

Ky është i zgjidhshëm. Ne jemi vend i vogël nuk kemi nevojë që prej aleatëve të mëdhenj të krijojmë dhe ne armiq. I ka si stil. Shpresoj të ketë prova reale, shpresoj të mos e ketë fantazi, e ti bjerë në qafë Iranit kot. 

Ne na ka rënë sistemi politik ky është kryesori. Sistemi ra që kur të dhënat i nxorën patronazhistët. Ne të keqen e kemi me veten tonë. Të dhënat dolën falë patronazhistëve të rilindjes”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT