“Ne duam të jetojmë dhe të punojmë vetëm në Shqipëri”- Jo të gjithë duan të ikin nga vendi

Megjithëse një nga vendet me natyrën më të bukur në rajon, Shqipëria vazhdon të kryesojë në listat e vendeve që braktisen masivisht.

Shkaqet e këtij migrimi të shtuar vitet e fundit janë analizuar shpesh.

Por ka edhe shembuj të kundërt.

“Familja jonë nuk do të jetojë në asnjë vend tjetër veç Shqipërisë, sepse ne duam të punojmë dhe ta ndërtojmë jetën tonë këtu” – shkruhet në murin e këtij restoranti familjar në Ksamil, fotografuar nga foto reporteri Klevis Janko i Dita.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT