Negociatorët shqiptarë mbërrijnë në Bruksel, fillohet diskutimi me drejtësinë dhe prokurimet publike si detyrat e para

Një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, kanë mbërritur në Bruksel, ku tanimë, ka filluar procesi i diskutimeve rast pas rasti të të gjithë legjislacionit dhe përmbushjes së detyrave, raporton newsbomb.al.

Siç shihet nga foto e publikuar nga Drejtoria për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, në tryezë, gjenden ekspertët shqiptarë të të gjitha fushave, dhe ata të Maqedonisë së Veriut, që diskutojnë nën praninë e ekspertëve të BE.

“Ekipi negociues nga BE në Komisionin evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut duke punuar për Kapitullin e parë të detyrave. Ky kapitull do të jetë i pari që hap bisedimet e anëtarësimit dhe i fundit që do të mbyllet” shkruhet në faqen zyrtare të komisionit evropian.

Bazat mbi të cilat ka nisur diskutimi janë të drejtat themelore dhe gjyqësori; drejtësia, liria dhe siguria; prokurimet publike; statistikat dhe kontrolli financiar. E ndarë përkatësisht në shumë nënkapituj më vete, raporton newsbomb.al.

19 korriku 2022 ishte dita kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën në dorë dosjen e detyrave që do të duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e Evropës, dhe marrëveshja politike e firmosur, tanimë, fillon një proces të detajuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT