Nga gjelbërim në kulla disa katëshe, Meta nxjerr pamjet: Kur sekti i Rilindjes uzurpon pushtetet

Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa pamje pranë stadiumit Kombëtar “Air Albania”, ku shihet se si zona është shndërruar nga e gjelbëruar në zonë me kulla të larta.

Meta krahas fotos krahasuese shkruan se “Rilindja” duke iu referuar qeverisë, ka uzurpuar 100% të pushteteve.

Reagimi i Metës:

Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.

Fotot janë demaskimi asgjesues se ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve.

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.” – Bertolt Brecht

Back to top button
LAJMET E FUNDIT