“Një arritje e madhe për Shqipërinë”/ Berisha kujton takimin me Berlusconin në 2005: Më tha se…

Ish- kryeministri Sali Berisha i është rikthyer foltoreve këtë të diel, teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me shqiptarë të Italisë.

Sali Berisha ka kujtuar takimin me Silvio Berlusconin në vitin 2005, duke thënë se i bëri përshtypje pozitive kur folën fjalë të ngrohta për emigrantët.

“Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.

Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali. Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT