Një tjetër ish-ministër i qeverisë së Berishës thirret në SPAK/ Ja për çfarë do dëshmojë

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli është thirrur ditën e sotme për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Ruli është thirrur për të dëshmuar në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. Më herët për të dëshmuar për këtë çështje u thirr dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në ditët në vazhdim pritet të thirret për të dëshmuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.