“Nuk mund të bësh grifshën”/ Debat i ashpër mes Felajt dhe Tabakut në Kuvend, ndërpritet seanca

Është shoqëruar me debate të ashpra seanca plenare e kësaj të enjteje.

Gjithçka ka nisur kur zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka hequr fjalën deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku mori fjalën për procedurë, por që iu hoq nga drejtuesja e seancës nën argumentin se po përdorte një gjuhë pa etikë ndaj kolegëve dhe nuk kishte të bënte me procedurën e kërkuar.

“Kur të mësosh t’u drejtohesh me edukatë të gjithë kolegëve atëherë do ta marrësh fjalën. Sa kohë komunikon pa etikë, nuk mund të grifshën nga aty ku je.”, tha Felaj.

Ndërkohë që Tabaku kërkoi ndërprerjen e seancës për të bërë ankesë ndaj Felajt për heqjen e të drejtës të fjalës, kërkesë e cila u pranua.

“Kërkoj dy minuta pushim në emër të grupit për të bërë ankesë ndaj drejtueses së Kuvendit për uzuprim për të drejtën e të folurës, për fyerjen, që është në etikën tuaj dhe me sa ju njoh ju mungon etika dhe nuk ua jap dot unë”, tha Tabaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT