Paloka paralajmëron: Së shpejti do të ketë greva dhe protesta të mëdha

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar se shumë shpejt në vend do të organizohen greva dhe protesta.
Ai bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër, ndërsa shtoi se në protesta do të përfshihen edhe sindikatat që funksionojnë në Shqipëri.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, u shpreh Paloka.