Përfundon afati për diplomatët e Iranit/ Forcat e anti-terrorit “mësyjnë” në godinën e ambasadës

Pas përfundimit të afatit prej 24 orësh për diplomatë e Iranit, forcat e anti-terrorit janë futur në godinën ambasadës së këtij shteti në vendin tonë, në një rrugicë pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Mësohet se anti-terrori do zhvillojë një operacion të detajuar kontrolli në godinë, ndërsa i gjithë stafi i diplomatëve u largua pak më herët. Operacioni është një procedurë normale për kontroll nëse në godinë mund të ketë ndonjë rrezik për komunitetin.
Ambasadës iraniane iu la afat për t’u larguar nga vendi nga ana e qeverisë shqiptare një ditë më parë. Kjo pasi nga verifikimet e kryera rezulton se Irani është shteti që qëndron pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vendin tonë më muajin korrik.