Petrit Vasili shkresë Bashkisë së Tiranës: Për sa kate janë dhënë lejet për kullat
Deputeti Petrit Vasili ditën e sotme i është drejtuar me një shkresë Bashkisë së Tiranës në lidhje me kullat e ngritura në kryeqytet.
Në një postim në “Facebook”, Vasili ka publikuar kërkesën dhe ka kërkuar informacione se si janë miratuar këto leje, për sa kate janë dhënë këto leje dhe a janë miratuar. Më tej, Vasili thekson se vetëm transparenca vret pazaret dhe demagogjine.
Kjo kërkesë e deputetit të të PL vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi për aksionin e konfiskimeve të ndërtesave që kishin kate shtesë pa leje.
Potimi i plotë:
Skaner ndertimeve pa leje dhe shtesave te Tiranes!
I jam drejtuar me kerkese zyrtare Bashkise se Tiranes per kullat, qe kane permbytur Tiranen.
I kam kerkuar:
📌dokumentacionin se si jane miratuar keto leje
📌 per sa kate eshte dhene leja
📌sa eshte respektuar leja e dhene
📌shtesat pa leje.
Vetem Trasparenca vret pazaret dhe demagogjine.