Plani për vrasjen e Albin Kurtit, reagon Kryeministria: Ja si qëndron e vërteta

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Albin Kurtit.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, zyra e kryeministrit Kurti ka konfirmuar se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu, në deklaratë thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”,raporton Gazeta Express.
Sipas ZKM-së, “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.