“Po luani lojë shahu me vdekjen”, Dmitry Medvedev paralajmëron Perëndimin: Shpërbërja e Rusisë sjell fundin e botës

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj se po përpiqen të provokojnë shpërbërjen e vendit dhe paralajmëroi se përpjekje të tilla mund të çojnë drejt fundit të botës.

Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë i kryesuar nga presidenti Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin se një përpjekje për ta shtyrë Rusinë drejt kolapsit do të ishte një “lojë shahu me vdekjen”. Këto deklarata ai i bëri pasi mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ish-udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachev.

Gjatë kohës që shrëbente si president i Rusisë në vitet 2008-2012 kur kufizimet e mandatit e detyruan Putinin të kalonte në postin e kryeministrit, u pa gjerësisht nga Perëndimi, si më liberal se mentori i tij.

“Këto janë ëndrrat e pista të perversëve anglo-saksone, të cilët shkojnë me një mendim të fshehtë për shpërbërjen e shtetit tonë, duke menduar se si të na bëjnë copa-copa, të na presin në copa të vogla. Përpjekje të tilla janë shumë të rrezikshme dhe nuk duhen nënvlerësuar. Ata ëndërrimtarë shpërfillin një aksiomë të thjeshtë: një shpërbërje me forcë e një fuqie bërthamore është gjithmonë një lojë shahu me vdekjen, në të cilën dihet saktësisht se kur vjen kontrolli dhe fundi i botës për njerëzimin.Arsenalet bërthamore të Rusisë janë garancia më e mirë për ruajtjen e Rusisë së Madhe”, shkroi Medvedev në faqen e tij zyrtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT