Policëve u ndalohet të mbajnë mjekër, Xhoi Jakaj: Fola me disa drejtorë të rretheve dhe…

Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi për vartësit e tyre. Mësohet se Rrumbullaku u ka kërkuar policëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullin e mosmbatjes së mjekrës. Ky rregull, gjatë kohës që policia e Shtetit Drejtohej nga Gledis Nano, kishte tolerancë për efektivët që kishin dëshirë të mbanin mjekër.

Më tej kreu i Policisë së Shtetit u kërkoi vartësve të dalin në terren dhe “jo ta ndjekin krimin nga zyra”.

Ky rregull, i cili u bë shumë virale në rrjet, u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. E ftuar në studio ishte Xhoi Jakaj, ish-drejtuese e një institucioni sigurie.

Ajo ishte dakord me rregullin e Rrumbullakut dhe shtoi se është shkruar që në vitin 2015, por nuk është zbatuar. Nga ana tjetër u shpreh se nuk është dakord që “t’u kërkojë llogari që të dalin në terren edhe jashtë orarit”.

“Nuk i kërkon llogari të dalë në terren dhe jashtë orarit të punës, edhe ai ka familje. Pata komunikim me disa drejtorë të rretheve.

Një pjesë e mirë ishin mërzitur për mjekrën. Kjo u bë meme në portalet shqiptare, por mendoj se është rregulli më i drejtë i shkruar që nga mesi i vitit 2015 dhe nuk është zbatuar”, vijoi Jakaj.

E pyetur se pse Rrumbullaku e ka kaq merak, ajo u shpreh:

“Ndoshta paraardhësi i tij e kishte shumë të gjatë. Kur u bë Gledis Nano drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thashë ‘sa mirë që është në krye, vizionar, por shtova sa keq e ka këtë mjekër’”.

Jakaj tha se nuk i pëlqeu pasi pamja e jashtme është e barazvlefshme me pamjen  e një mësueseje dhe pedagoge.

“Nuk je i besueshëm nëse nuk je i paraqitur mirë”, u shpreh Jakaj.

Hamataj:

Nuk jam dakord. Kur e thotë drejtori i Policisw, wshtw gjwja mw qesharake.

Njw ndwr kriteteret qw e bwn mirw kwtw punw, wshtw sa burrëror je

Jakaj: Nuk je aktor hollywood, model. Mw ka pql

Back to top button
LAJMET E FUNDIT