Politikani britanik denoncon me video: 5 mijë shqiptarë po presin në Francë që të hyjnë në Britani! S’kanë arsye për azil, merren me…

Politikani britanik Henry Bolton ka dalë në faqen e tij në Tëitter për të denoncuar valën e madhe të emigrantëve ilegalë shqiptarë që po tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar i qeverisë shqiptare, dhe për gati një vit ka qenë kryetar i partisë UKIP, thotë se e njeh mirë situatën në vendin tonë, ndaj nuk ka arsye që shqiptarët të aplikojnë për azil në Britani.

Ai thotë se 5 mijë shqiptarë ndodhen aktualisht në Francë, në pritje për të hyrë drejt Britanisë, ndërsa shton se krimi i organizuar shqiptar kontrollon një pjesë të trafikut të armëve, kokainës dhe nuk duhet nënvleftësuar.

Reagimi Henry Bolton:

Krimi i organizuar shqiptar në Britaninë e Madhe është përgjegjës për shumicën e tregut të kokainës, përgjegjës për shumicën e krimit të rrugës, përgjegjës për trafikimin e armëve këtu dhe për tregun e heroinës. Krimi i organizuar shqiptar nuk duhet të nënvleftësohet. Rreziku që ekspozon është ekzistencial. Është kërcënimi më i madh për sigurinë publike në Britaninë e Madhe.

Nga e di unë këtë? E di sepse për një periudhë kohe prej 7 vitesh jam marrë me grupet rebele shqiptare në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbinë veriore. Shpenzova gjithashtu 3 vite duke u marrë me krimin e organizuar shqiptar në rajonin tonë duke punuar me autoritetet lokale dhe agjencitë e specializuara në emër të UK.

E tani, ka pamje më të fundit të shqiptarëve në veri të Francës gati të vijnë në UK. Pse ndodh kjo. Më pas ju keni 5 mijë shqiptarë në veri të francës duke pritur që të kalojnë në UK gjatë ditëve të ardhshme.

Shqipëria është një vend i sigurt. Kam qenë edhe këshilltar në Qeverinë Shqiptare duke u marrë me krizën atje.

Fakti është që Shqipëria tani është vend anëtar i NATO-s, është në bisedimet për anëtarësim në BE, është vend anëtar i OSBE, është anëtar i Këshillit të Evropës. Nuk ka asnjë bazë apo dicka tjetër për ne që të mirëpresim kërkesat për azil nga shqiptarët.

Akoma më shumë, influenca e krimit të organizuar shqiptar është duke dominuar sigurinë publike këtu në UK. Kjo influencë duhet të ndalet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT