Protesta e PL, Brisida Shehaj: Ne nuk sakatojmë, këtu jemi për shqiptarët dhe jo për Partinë e Lirisë

Drejtoresha e njësisë së Antikorrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, pak minuta para fillimit të protestës së paralajmëruar nga kjo forcë politike në Inceneratorin e Tiranës është shprehur se aty ndodhen për shqiptarët.
E pyetur se nëse pritshmëritë janë të larta për numrin e protestuesve, Shehaj u shpreh se ata janë duke pritur për të gjithë ata qëytetarë që janë ndërgjegjësuar që paratë e tyre po vidhen.
“Ne nuk sakatojmë dhe abazojmë më shumë eme taksa, do të ketë fjalime, kush ka dëshirë do të flasë. Këtu jemi për të treguar çfarë ka vjehdur. Protesta do të jetë paqësore dhe këtu nuk jemi për Partinë e Lirisë, por për shqiptarët. Presim këdo që është ndërgjegjësuar që paratë tona po vidhen”, tha Shehaj.