Prova e “forcës” me Alibeajn/ Berisha mbledh nesër Grupin e PD, zbardhet mesazhi që Boçi i dërgoi deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.

Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Nje prove force kjo me Alibeajn, i cili zyrtarisht eshte kryetar i grupit parlamentar demokrat!

Mesazhi:

Ju përshëndes!

Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:

-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës

-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre

-Të tjera

Falenderime! Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT