PS “ndez motorët”/ Mblidhet sot kryesia për zgjedhjet lokale, kush e “pëson” nga kryebashkiakët

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00, për të dikutuar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mbledhja është thirrur nga kryeministri Rama, ndërsa pitet që nga kjo mbledhje të diskutohen emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023. Kandidatët do të vendosen nga kryesia e PS, ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet që kryeministri Rama të bëjë ndarjen e kryebashkiakëve në tre kategori: kush do të rikandidohet, kush nuk ka asnjë shans dhe kush nga emrat është në pikëpyetje. Por mësohet se emrat nuk do të dalin sot.

Megjithatë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është një “emër i djegur.” Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama, Leli nuk do të rikandidojë më për të qenë në krye të bashkisë së Vlorës.

Edhe gjatë takimit të sotëm, në Lalz të Durrësit ku foli për mbylljen e sezonit turistik, Rama e “sulmoi“ publikisht Lelin. Kryetari i bashkisë ishte i pranishëm kur Edi Rama e cilësoi punën e tij dështim spektakolar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT