Pse mungoi Berisha në protestën e Partisë së Lirisë? Ja si përgjigjet Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar mungesën e ish-kryeministrit Berisha në protestën e mbajtur nga Partia e Lirisë, te inceneratori i Tiranës.
Meta tha se protesta ishte simbolike dhe nuk ishte për të demostruar pjesëmarrjen, pasi dhe vetë terreni ishte i pamjaftueshëm dhe nuk kishte as parkim. Meta theksoi se Partia Demokratike kishte përfaqësuesit e saj në protestë dhe se pjesëmarrja e Berishës nuk ishte e domosdoshme.
“S’ishte shumë e demosdoshme, pse duhet të vinte. Së pari ju e thatë vetë se në atë farë vendi ku u bë protesta, edhe organizimi ishte simbolik nuk ishte për pjesëmarrje, se nuk shkojnë njerëzit aty se nuk ka as parkim. Aty afër janë dhe varrezat dhe nuk shkohet aty për të bërë zhurmë dhe ulërima. Nuk ka qenë qëllimi pjesëmarrja, thirrja është bërë nga Partia e Lirisë, folësit kanë qenë nga shoqëria civile, kanë qenë dhe përfaqësuesit e Teatrit.” –tha Meta.