Rama: Mua s’më kanë kapur dot se e kam 100% sipas lejes shtëpinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Zall Herri, ku kishte shkuar për inagurimin e shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti, se operacioni për sekuestrimin e objekteve pa leje do të vijojë dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Rama në fjalën e tij tha se ndërtimi i këtyre objekteve ka ndodhur me bekimin e Policisë së Shtetit dhe paralajmëroi ndjekje penale për të gjithë ata shefash komisariatesh që e kanë lejuar të ndodhë.
Ai shtoi se policia është mjaft vigjiliente ndaj atyre që ndërtojnë një çati në fshat dhe lejon pallate të të tëra pa leje në mes të qytetit.
“Më kollaj të shkosh të kapësh një katundar Tirone si puna ime, mua s’më kanë kap se e kam ndërtuar 100% sipas lejes, ndërkohë në zona ku ndërtohen kate të tëra nuk shkon askush”, tha Rama.