Rama nxjerr pamjet: Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” mbërrin në Portin e Vlorës, 5 mijë tituj librash për lexuesit e pasionuar

Libraria më e madhe lundruese në botë, “Logos Hope”, e cila është në udhëtim që prej viteve ’70, tashmë është ndalur në Portin e Vlorës.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale.
Rama bën me dije se libraria lundruese do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator me plot 5000 tituj librash, e ku shërbejnë 300 persona vullnetarë.
“Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” që udhëton prej viteve ’70, e ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë, sot ka prekur edhe brigjet tona duke u ndalur në Portin e Vlorës ku do të qëndrojë gjatë gjithë muajit shtator me plot 5000 tituj librash, e ku shërbejnë 300 persona vullnetarë”, shkruan Rama.