Rama takohet me Lajçak: Me mikun e mirë për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar mëngjesin e së së mërkurës në New York, të dërguarin e Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi është mbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“New York, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Një ditë më parë, Rama publikoi një tjetër foto nga Neë York me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme Joseph Borrel.

Në foto u shfaqën Dritan Abazoviç, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidentja e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Ajo që u vu re në foto ishte se Rama ndodhej mes Dritan Abazoviç dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe larg presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT