“Rama u palos”/ Berisha reagon pas tërheqjes së kryeministrit për çmimin e energjisë: Vetëm presion…

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga vendosja e fashës 800kw dhe rritjes së çmimit.
Berisha ka deklaruar se vendimi i Ramës ka ardhur si pasojë e presioneve të bëra ndaj tij.
“Po rrite çmimin e energjisë do presësh atë që meriton, vendimi për tu tërhequr nën presion. vetëm presioni funksionin me këtë njeri. I them qytetarëve guxoi, por nuk guxoi, bëri sikur guxoi por u palos. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.