Rrëfen dhe takimin me Ramën, Hysa sqaron: Nuk jam hetuar kurrë në asnjë shtet, kur hapa kazino në Belize më “skanoi” dhe Interpol

Biznesmeni Luftar Hysa, një sipërmarrës në fushën e lojërave të fatit në Meksikë, ka dalë mbrëmjen e sotme për herë të parë me figurë dhe ka folur për akuzat e një medie meksikane, e cila e ka lidhur me Kartelin Sinaloa.
Ai është pyetur në emisionin “Opinion” dhe për një foto me një ish-deputet gjerman duke shkuar në Kryeministri, te Edi Rama, 4 vite më parë. Luftar Hysa rrëfeu me detaje takimin me Ramën dhe për cilën arsye kishte shkuar ta takonte.
“Histori shumë e bukur. Është shumë e bukur. Kam dashur ta takoj Edi Ramën. Kam një mik që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Kam jetu me të në Peru për 3 vite. Ai ka qenë dhe drejtor i Sky Neës. Është fotograf dhe shkruan libra. Ai donte të bënte dhe një libër për Shqipërinë.
Këtë projekt kam dashur t’ja prezantojë dhe Edi Ramës. Me të kam kontaktuar përmes një miku të mirë gjerman (ish-deputeti i Bundestagut).
Kur kam hapur biznes në Belize, kam kaluar në të gjitha kanalet, Interpol e të gjitha. Unë s’kam qenë as i dënuar, as i gjykuar, as i hetuar. Me gjërat e tjera nuk merrem. Zero. As unë dhe as vëllezërit e mi nuk kanë qenë asnjëherë zyrtarisht të hetuar”, u shpreh biznesmeni i lojërave të fatit Luftar Hysa.
