Rusët në hall/ Zyrtari amerikan: Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë mbi 1500 kriminelë të dënuar për të marrë pjesë në luftë

Wagner Group, një kompani ushtarake private ruse, po përpiqet të rekrutojë mbi 1500 kriminelë të dënuar për të marrë pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por shumë prej tyre po refuzojnë të bashkohen, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, cituar nga Al Jazeera.
“Informacionet tona tregojnë se Wagner ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, veçanërisht dhe çuditërisht mes luftëtarëve të rinj dhe të papërvojë”, u tha zyrtari amerikan gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti./m.j