Rusia kërkon përmbytjen e qytetit të Presidentit Zelensky/ Sulmon me 8 raketa digën e qytetit, evakuohen banorët

Në një qytet të madh ukrainas po zhvillohen evakuime pasi Rusia goditi një digë me 8 raketa në sulmin e saj të fundit hakmarrës ndaj civilëve pasi pushtimi i saj po dështon.

Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së Presidentit Zelesnky, u përmbyt me ujë të mërkurën pasdite dhe gjatë natës pas një sulmi në digën Karachun.

Sulmet dëmtuan rëndë digën dhe një stacion pompimi aty pranë, duke lëshuar sasi të mëdha uji në lumin Inhulets dhe duke shkaktuar daljen e tij nga shtrati.

Rrugët dhe shtëpitë e qytetit u përmbytën gjatë natës pasi lumni doli nga brigjet e tij, ndërsa urat u shembën gjithashtu.

Kyryloi Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit, tha se dy lagje të qytetit, që kishin një popullsi prej 650 mijë banorësh ishin në rrezik nga përmbytjet.

Banorëve të këtyre distrikteve, përfshirë qendrën e qytetit, u është kërkuar të largohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT