Sali Berisha: Do të bëj gjithçka që kjo vjeshtë të jetë e revoltave, protestave dhe grevave

Sali Berisha është pyetur në konferencën e sotme për mediat, lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita për këtë vjeshtë.
Berisha nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se PD është duke punuar për fillimin e këtyre protestave, që ai i quan revoltë dhe mosbindje civile.
“PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë e revoltave paqësore, protestave të qytetarëve për të kthyer vendin në normalitet.
Ne jemi të gatshëm, pakënaqësia dhe revolta tek qytetarët është e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e lartë. Ato do ndodhin fuqishëm, po punohet.
Të hënën është mbledhja e Këshillit Kombëtar, do miratohet kodi i primareve dhe sigurisht do jepet edhe alarmi dhe udhëzimi për fillimin e protestave dhe grevave”, tha Berisha.