Sherr në Kuvend, Berisha nuk lëshon podiumin, e ‘ngatërron’ me Foltoren e tij, Felaj: Uluni, ç’është kjo mani e juaja për të pushtuar

Sali Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit ku ka kërkuar fjalën, ndërkohë që zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e ka lejuar.

Berisha ka dalë nga procedura, ndërkohë që Felaj i ka kërkuar të lirojë foltoren, te cilen me sa duket Berisha e ka ‘ngaterruar’ me foltoren e tij.

Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetyë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT