Shqipëria me kampione bote në mundje, reagon Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

Në mes të Beograd, sonte u valëvit lart flamuri shqiptar. Ishte Zelimkhan Abakarov i cili i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror. Ai i shpall kampion bote në kategorinë e 57 kg.

Lidhur me këtë medalje historike, një reagim ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd” shkruan i pari i qeverisë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT